LAJMI I FUNDIT:

Ka edhe gjashtë muaj kontratë, klubi pola e dërgon Loshajn të stërvitet me juniorët

Ka edhe gjashtë muaj kontratë, klubi pola e dërgon Loshajn të stërvitet me juniorët

Florian Loshaj nuk po kalon aspak një periudhë të mirë në Poloni.

Mesfushori i Kosovës ka dy vite që është pjesë e skuadrës polake Cracovia, derisa tani gjendet në një situatë aspak të mirë.


Por përkundër që ka luajtur në sezonin vjeshtor, Loshaj tani ndodhet në probleme të mëdha dhe nuk preferohet më nga trajneri Jacek Zielinski.

26-vjeçari është dërguar të stërvitet me juniorët e Cracovias deri sa të gjej një skuadër të re, pasi nuk bën pjesë në planet e ekipit të parë.

Ka qenë trajneri Zielinski që ka konfirmuar për mediat polake se duan një mesfushor dhe nëse nuk arrijnë të transferojnë një të tillë do të marrin një junior, pasi nuk llogarisin te Loshaj.

“Ne e ndihmuam atë në çdo situatë të mundshme. Për momentin nuk kemi asnjë interes për Loshajn”.

“Nëse na mungon një lojtar në mesin e fushës, do të përdorim djemtë tanë të rinj”, ka thënë trajneri polak.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje me Cracovian ku ka realizuar një gol e ka asistuar në dy të tjerë.

Loshaj tani po pret një ofertë për tu larguar nga Carcovia, skuadër me të cilën ka kontratë deri në verën e këtij viti.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori