“Ka delegjitimuar dy kampionë”, Valon Behrami me kritika për trajnerin Motta
Trajneri i Juventusit, Thiago Motta është vënë nën kritika për trajtimin e tij ndaj nënshkrimit të verës, Douglas Luiz dhe mbrojtësit Danilo, pas barazimit 2-2 kundër Parmës.
Duke folur për këtë çështje, ish-mesfushori shqiptar i Napolit, Valon Behrami, u shpreh me kritika ndaj trajnerit të Juves.
“Sinqerisht, e kam bërë. Ka një mikromenaxhim për çdo lojtar. Natyrisht, mund të bësh diçka të tillë me një ekip të ri. Futbollistëve u duhet një mësues për t’u bërë lojtarë të mirë. Thënë kështu, nëse dëshiron të arrish rezultate të mëdha, të duhen kampionë”, ka thënë fillimisht Behrami.
“Motta ka dy ose tre kampionë, por ai i ka delegjitimuar të dy. Douglas Luiz është i papërshtatshëm, por nuk është përfshirë shumë që nga fillimi. Më pas është Danilo. Tani për tani, ai nuk është në formë. Ai është gjykuar në çdo ndeshje dhe shpesh është nervoz”.
“Nëse kjo është strategjia, është në rregull. Të ndërtosh një ekip me lojtarë të rinj është në rregull, por atëherë duhet të ulësh pritshmëritë”, përfundoi ish-mesfushori shqiptar.
Juventusi nuk ka humbur ende asnjë ndeshje në Serie A nën drejtimin e Mottas, por barazimi kundër Parmës i ka lënë ata në vendin e katërt dhe shtatë pikë prapa liderit, Napolit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Liverpooli vendos një prioritet tjetër para nënshkrimeve të reja në janar
Cesc Fabregas dëshiron të sjellë dy yjet e Barcelonës në Como
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Kyle Walker drejt Milanit, detajet e transferimit
“Hoqa dorë nga ushqimi i shpejtë dhe alkooli”, futbollisti gjerman humbi 50 kg në pesë vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake