LAJMI I FUNDIT:

Juventusit i largohet kapiteni Giorgio Chiellini, 560 ndeshje në 17 vite si bardhezi dhe 20 trofe të fituar

Juventusit i largohet kapiteni Giorgio Chiellini, 560 ndeshje në 17 vite si bardhezi dhe 20 trofe të fituar

Një rrugëtim fantastik prej 17 viteve për Giorgio Chiellinin te Juventusi ka marrë fund në ndeshjen e sotme ndaj Lazios.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër i ka dhënë fund aventurës si bardhezi në një ndeshje emocionuese në Allianz Stadium.

Chiellini është i lindur dhe rritur në qytetin e Pisas, derisa karrierën e ka nisur tek Livorno U19.


Në vitin 2000 kaloi në ekipin e parë të Livornos si 16-vjeçar ku qëndroi për katër vite në këtë skuadër.

Ishte viti 2004 kur Chiellini iu bashkua Fiorentinës, derisa vetëm pas një viti qëndrim në Artemio Franchi ai u transferua te Juventusi në verën e vitit 2005 për 7,7 milionë euro.

Tanimë 37 vjeçar, Chiellini qëndroi për plot 17 vite te Juventusi, në kohëra të mira dhe të vështira si edhe në Serie B duke i qëndruar besnik klubit.

Qendërmbrojtësi konsiderohet si njëri nga legjendat më të mëdha të gjigantit italian falë sakrificës së madhe që ka dhënë për këto 17 vite si pjesë e Zonjës së Vjetër.

Giorgio ka zhvilluar 560 ndeshje zyrtare me Juventusin gjatë këtyre 17 viteve, ku ka qenë një titullar i padiskutueshëm që nga viti i tij i parë e deri më sot.

Përpos që ishte një muri i pakalueshëm në mbrojtje, Chiellini ka ditur edhe të shënojë gola, pasi në këto 17 vite ka realizuar 36 gola me Juventusin si dhe ka asistuar në 25 të tjerë, duke kontribuar në 61 gola në total.

Gjatë kësaj periudhe 17 vjeçare në Torino me ngjyrat bardhezi, Chiellini ka fituar 20 trofe me Zonjën e tij.

Reprezentuesi italian ka fituar nëntë herë titullin e kampionit në Serie A, pesë herë Kupën e Italisë, pesë herë të tjera Superkupën italiane si dhe një kampionat në Serie B gjatë edicionit 2006/07.

Në ndeshjen e fundit për kapitenin legjendar u organizua një koreografi fantastike si dhe iu dha një përshëndetje e mrekullueshme Chiellinit i cili nuk i përmbajti as lotët.

Megjithatë Chiellini nuk e ka ndërmend t’i japë fund karrierës, pasi pritet ta vazhdojë atë në MLS, ku skuadra e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të jetë Los Angeles FC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori