LAJMI I FUNDIT:

Juventusit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit ndaj Fiorentinës

Juventusit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit ndaj Fiorentinës

Juventusi ka luajtur baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian. 

Pas një aksioni të bukur individual Khephren Thuram në minutën e 20-të realizoi për rezultatin 1-0 duke e lënë David De Gean pa asnjë gjasë. 

Mysafirët reaguan në minutën e 38-të duke barazuar shifrat në 1-1 me Moise Kean që shënoi me kokë ndaj ish-ekipit të tij. 


Në minutën e 41-të, ‘Zonja e Vjetër’ pati një rast ideal me Dusan Vlahovic, por De Gea bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin. 

Golin që ia riktheu avantazhin Juventusit e shënoi pikërisht Thuram i cili në minutën e 48-të pati një detyrë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë  për 2-1 pas asistimit të Teun Koopmeiners. 

Kur dukej se Juventus do ta fitonte këtë ndeshje, Riccardo Sottil i mysafirëve mendoi ndryshe duke shënuar për 2-2 në minutën e 87-të, që ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas këtij barazimi që të dy ekipet Juventus dhe Fiorentina kanë nga 32 pikë të grumbulluara por mysafirët mbajnë vendin e pestë, teksa të besuarit e Thiago Mottës të gjashtin./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
“Kjo është e pamundur dhe ata e dinë vetë”, presidenti i La Ligës ia mbyll derën e largimit Real Madridit

“Kjo është e pamundur dhe ata e dinë vetë”, presidenti i La Ligës ia mbyll derën e largimit Real Madridit

La Liga
Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSG përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

PSG përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

Ligue 1
Barcelona befason me objektivin e fundit nga Serie A

Barcelona befason me objektivin e fundit nga Serie A

La Liga
Hamsik ndryshon jetën e tij pas pensionimit: tani prodhon vezë dhe ka një kopsht zoologjik!

Hamsik ndryshon jetën e tij pas pensionimit: tani prodhon vezë dhe ka një kopsht zoologjik!

Ndërkombëtare
Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit të kuq ndaj Feyenoordi

Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit të kuq ndaj Feyenoordi

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori