LAJMI I FUNDIT:

Juventusi zgjedh Icardin si partnerin ideal të Ronaldos, por duhet të sakrifikojë një futbollist për argjentinasin

Juventusi zgjedh Icardin si partnerin ideal të Ronaldos, por duhet të sakrifikojë një futbollist për argjentinasin

Juventusi e ka gjetur sulmuesin që do të jetë partner i Ronaldos për edicionin e ardhshëm.

Fjala është për argjentinasin Mauro Icardi i cili aktualisht është i huazuar tek Paris Saint Germain.


PSG ka mundësinë e blerjes së lojtarit për 70 milionë euro, por nëse do t’ia shesin një skuadre italiane në të ardhmen atëherë i detyrohet edhe 15 milionë euro të tjera Interit.

Kësisoj PSG do ta lejonte largimin e Icardit nga Parc de Princes vetëm për shumën prej 85 milionë eurove.

Zonja e Vjetër në anën tjetër ka hartuar një plan, pasi synon që t’i ofrojë 40 milionë euro për Icardin dhe t’i ofrojë njërin nga dy yjet Alex Sandro ose Douglas Costa.

Të dy lojtarët pëlqehen shumë nga PSG dhe kjo marrëveshje mes palëve duket afër.

Sipas medieve franceze PSG do të kërkojë nga Juventusi që në ofertën për Icardin ta përfshijnë mbrojtësin e majtë brazilian Alex Sandro.

Anësori vlerësohet 45 milionë euro dhe ai plus 40 milionë euro të tjera do të mjaftonin që Juve ta marrë Icardin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori