Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan, lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 12:10 në qytetin e Gjilanit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka thënë për Telegrafin se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan për trajtim mjekësor.
Osmani ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut, janë duke hetuar rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































