LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i kthehet fitoreve, mposht me rezultat të pastër Spezian

Juventusi i kthehet fitoreve, mposht me rezultat të pastër Spezian

Juventusi është rikthyer te fitoret në Serie A pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.


Kampioni i shumëfishtë italian ka arritur ta mposht Spezian me rezultat të pastër 2-0.

Vetëm pas nëntë minutave lojë rezultati u zhbllokua me një gol fantastik.

Ishte sulmuesi serb, Dusan Vlahovic që realizoi një tjetër gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë për 1-0.

Për sulmuesin e Juventusit ky ishte goli i dytë radhazi që e realizon nga gjuajtja e lirë, pasi një gjë të tillë e bëri edhe të shtunën ndaj Romës.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimal të Zonjës së Vjetër 1-0.

Për dallim nga pjesa e parë, 45 minutat e fundit të sfidës ishin më të qetë dhe me më pak raste shënimi.

Zonja e dytë kërkonte me ngulm golin e dytë dhe u desh minutat e fundit të gjenin golin e sigurisë.

Talenti italian Miretti asistoi bukur tek transferimi i ri i Juventusit, Arkadiusz Milik i cili shënoi nga afërsia për 2-0.

Juventus kësisoj merr fitoren e dytë në kampionat, derisa ka edhe dy barazime.

Me këtë fitore Juventus ngritët në pozitën e pestë në tabelë me tetë pikë, dy më pak se lideri Roma.

Ndeshjen e ardhshme Juventusin e pret derbi me Fiorentinën në udhëtim, derisa Spezia pret Bolognën. /Telegrafi/