LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kërkon Renato Sanchesin

Juventusi kërkon Renato Sanchesin

Sipas Mediaset Premium, Juventusi i ka kërkuar Bayern Munichut, Renato Sanchesin një marrëveshje dyvjeçare me huazim, i cili mban opsionin për të blerë plotësisht.

Kjo marrëveshje do të ishte e ngjashme me formulën me të cilën bardhezinjtë i dorëzuan Kingsley Comanin Bayernit në verën e vitit 2015.


Formacioni me shitjet më të mëdha të Benficas nga viti 2010, me 11 yje përfituan plot 334 milionë euro (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni me shitjet më të mëdha të Benficas nga viti 2010, me 11 yje përfituan plot 334 milionë euro (Foto)

Gjermanët përfundimisht vendosën mundësinë e tyre për të blerë Comanin për 21 milionë euro dy vjet pas huazimit prej shtatë milionë eurosh.

Mesfushori kreativ, Renato Sanches ishte një investim i madh për ekipin e Bundesligës, që arriti nga Benfica me një kosto prej 35 milionë eurove.

19-vjeçari arriti vetëm 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por pak prej tyre në formacionin titullar dhe ai dëshiron më shumë kohë të lojës pasi dëshiron të vazhdoj zhvillimin e tij.

Interi dëshiron t’ia ‘rrëmbej’ Juventusit transferimin e Costas
Lexo po ashtu Interi dëshiron t’ia ‘rrëmbej’ Juventusit transferimin e Costas

Tani Mediaset Premium pretendon se Juventusi ka ofruar marrëveshje për të marrë reprezentuesin portugez për një përvojë huazimi dyvjeçare.

Të dy klubet gjithashtu bënë një marrëveshje për Medhi Benatia, kështu që ka një raport të fortë midis tyre.

Juve aktualisht po negociojnë edhe për Douglas Costan dhe hezitojnë të paguajnë çmimin prej 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori