Sipas Corriere dello Sport, Juventusi po pret me shumë interes përgjigjen e mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“Bianconerët” thuhet se janë në pole position për të firmosur me 31-vjeçarin, pavarësisht interesimit nga Barcelona dhe Galatasaray.


Silva ka deklaruar se dëshiron ta zgjidhë të ardhmen e tij përpara Kupës së Botës, në mënyrë që fokusi të mbetet vetëm te turneu.

“Zonja e Vjetër” është pranë sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, gjë që do të jetë kyçe për ta bindur reprezentuesin portugez.

Juventusi i ka paraqitur një ofertë dyvjeçare me vlerë 8 milionë euro në sezon deri në vitin 2028, me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Trajneri Luciano Spalletti raportohet se është përfshirë personalisht në negociata për ta bindur Silvën të transferohet në Torino./Telegrafi/

telegrafi sport app