LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dëshiron James Rodriguezin

Juventusi dëshiron James Rodriguezin
James Rodriguez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

James Rodriguez nuk do të blihet përfundimisht nga Bayern Munichu, kështu i është hapur rruga Juventusit.

Kolumbiani nuk dëshiron të kthehet te Real Madridi dhe është i hapur për aventurë të re.


Sipas Corriere dello Sport, Massimiliano Allegri e shikon 27-vjeçarin si mundësi të mirë dhe beson te suksesi i tij në Serie A.

James Rodriguez në stërvitjen e Bayernit para ndeshjes kundër Benfircas (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

James është i huazuar për dy vite te Bayerni, ndërsa klubi gjerman ka mundësinë ta blejë për 35 milionë euro, por sipas raportive kjo nuk pritet të ndodhë.

Deri më tani kolumbiani është paraqitur për bavarezët në Bundesliga në tetë ndeshje, në 472 minuta lojë ka shënuar tri gola.

Mendes me plan mahnitës, synon t'i transferojë De Gean e Rodriguezin te Juventusi
Lexo po ashtu Mendes me plan mahnitës, synon t'i transferojë De Gean e Rodriguezin te Juventusi

Rodriguez në të kaluarën ishte pjesë edhe e Monacos, Portos, Banfield dhe Envigados.

Aktualisht lojtari është i lënduar dhe pritet të mungojë për disa javë. /Telegrafi/