Juventusi dhe PSG po luajnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

PSG po luan për pozitën e parë në grup, ndërsa Juventusi për një vend në Ligën e Evropës.

Me të filluar ndeshja PSG ka kaluar në epërsi ndaj Zonjës së Vjetër.  Një bashkëveprim i bukur mes Lionel Messit dhe Kylian Mbappes, ka bërë që ky i fundit me një gjuajtje të bukur të shënojë për 1-0.

Goli që hapi ndeshjen e bëri edhe më interesante në vazhdim, pasi Zonja e Vjetër u lëshua në sulm.

Pas disa rasteve të mira për shënim erdhi edhe goli i barazimit.

Reklama

Një aksion i bukur nga e djathta, me një top që e gjen Juan Cuadradon i cili me kokë pason te Leonardo Bonucci i cili shënoi për 1-1.

Reklama

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e bukur, pasi të dy skuadrat duan fitoren. /Telegrafi/