Kaio Jorge është vendosur për një transferim te Juventusi dhe sulmuesi brazilian pritet të mbërrijë në Itali për testet e tij mjekësore brenda pak ditësh.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, 19-vjeçari mund të udhëtojë në Torino brenda pak ditësh, ku ai duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe të nënshkruajë marrëveshjen e tij me Juventusin.

Zonja e Vjetër do të paguajë menjëherë 1.5 milionë euro dhe do të shtojë një shumë të ngjashme në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa Santos do të marrë pesë për qind nga shitja e ardhshme.

Sulmuesi i ri brazilian ka shënuar 17 gola në 80 paraqitje me Santosin dhe ka luajtur 10 herë për Brazil U-17.

Kaio Jorge thuhet se nuk pranoi një lëvizje te Benfica në mënyrë që të bashkohej me gjigantët italianë dhe La Gazzetta dello Sport pretendon se Juventusi tani është duke pritur ardhjen e tij brenda pak ditësh.

Për lojtarin interesim kishte shprehur edhe Milani. /Telegrafi/