Juventusi shpeshherë akuzohet se ndihmohet shumë nga gjyqtarët në Serie A, por një statistikë tregon më ndryshe deri më tani në këtë sezon.

Zonja e Vjetër po rivalizohet shumë në këtë sezon nga Lazio dhe Interi për titullin e ligës italiane, derisa në shumë raste ka vendime kontroverse ndaj tyre.


Sipas statistikave nga liga italiane, kundër torinezëve janë akorduar nëntë penallti, e që janë lider në këtë aspekt.

Pas tyre renditet Lecce, që ka pranuar tetë penallti kundër tyre, ndërsa në vendin e tretë gjendet Udinese po ashtu me tetë.

Nerazzurët dhe Lazio janë të fundit në listë, me tri penallti, respektivisht dy sosh të akorduara kundër tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app