LAJMI I FUNDIT:

Juventusi afër mbylljes së transferimeve të Rabiot dhe De Ligt

Juventusi afër mbylljes së transferimeve të Rabiot dhe De Ligt

Adrien Rabiot dhe mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt pritet të nënshkruajnë për Juventusin javën e ardhshme, sipas burimeve të shumta të mediave italiane.

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici po nxiton me marrëveshjet për të dy lojtarët pasi nuk dëshiron ankand nga Paris Saint-Germain dhe Barcelona për De Ligt.


Rabiot është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me PSG-në dhe Tuttosport pretendon se ai ka rënë dakord të ulë nga 10 milionë euro në 7 milionë pagën vjetore, duke pranuar edhe një komision për nënën e tij agjenten, Veroniquen.

Nëse Adrien Rabiot kalon te Juve – ai i shtohet listës së pabesueshme të transferimeve falas që i ka marrë Zonja e Vjetër
Lexo po ashtu Nëse Adrien Rabiot kalon te Juve – ai i shtohet listës së pabesueshme të transferimeve falas që i ka marrë Zonja e Vjetër

Sa për De Ligt, Ajaxi ka vendosur çmimin prej 70 milionë euro dhe pastaj e la atë të vendos për me kushtet personale me klubin e tij të zgjedhur.

de Ligt opritet të jetë goditja e madhe e Juventusit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Sipas raporteve të fundit nga Italia, ai është i gatshëm të pranojë ofertën e Juventusit prej 12 milionë eurosh në vit për pagën neto plus bonuse.

Bardhezinjtë po nxitohen për të arritur marrëveshjen dhe t’i nënshkruaj dokumentet, sepse ata janë të shqetësuar që Paris Saint-Germain do të bëjë një propozim të ri dhe të përmirësuar për holandezin.

De Ligt arrin marrëveshje personale me Juventusin, do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në Serie A
Lexo po ashtu De Ligt arrin marrëveshje personale me Juventusin, do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në Serie A

Barcelona, ​​megjithatë, u tërhoq nga gara, pasi ata refuzuan kërkesat e pagës për një 19-vjeçar, së bashku me 20 për qind komisione për agjentin Mino Raiola.

Është afërsia e Juventusit me agjentin Raiola, nëpërmjet zëvendës-presidentit Pavel Nedved, e cili i lejoi ata të shtynin lëvizjen për De Ligt. /Telegrafi/