LAJMI I FUNDIT:

Juventus gabon në shtëpi, nuk merr më shumë se një pikë ndaj Empolit

Juventus gabon në shtëpi, nuk merr më shumë se një pikë ndaj Empolit

Juventus ka luajtur baras 1-1 në shtëpi ndaj Empolit, në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit italian.

“Zonjës së Vjetër” iu vështirësuan punët tej mase kur në minutën e 18-të, Arkadiusz Milik u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke lënë ekipin me një lojtar më pak në fushë.


Sidoqoftë, rasti i parë serioz në këtë ndeshje i takoi Juventusit, të cilët me anë të Fabio Mirettit (47’) ishin shumë afër golit, mirëpo italiani nuk u tregua i saktë përballë portierit.

Një tollovi brenda zonës së Empolit, e shfrytëzoi Dusan Vlahovic (50’) i cili me lehtësi arriti ta çojë topin në rrjetë për 1-0.

Megjithatë, Empoli arriti ta shfrytëzojë avantazhin numerik në fushë, duke barazuar rezultatin në 1-1 me ane të Tomasso Baldanzit (70’).

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Juventusi u desh të pajtohej me një pikë.

Juventusi është momentalisht lider i tabelës me 53 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje më shumë të luajtur se Interi që ka 51 sosh në vendin e dytë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori