LAJMI I FUNDIT:

Juventus fiton në minutën e gjashtë shtesë, lider në Serie A

Juventus fiton në minutën e gjashtë shtesë, lider në Serie A

Juventus ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Hellas Veronas në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit italian.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 13-të përmes Moise Kean, por pas rishikimit nga VAR-i goli u anulua për pozitë jashtë loje.


Në minutën e 23-të Timothy Ëeah u duk sikur ndali topin me dorë andaj edhe njëherë tjetër u desh ndihma e VAR-it, të cilët konfirmuan se gjithçka ishte e pastër dhe ndeshja vazhdoi.

Deri në fund të pjesës së parë të dy ekipet patën nga një rast për të shënuar por rezultati nuk u ndryshua.

Në pjesën e dytë “Zonja e Vjetër” shënoi që në minutën e 50-të ku përsëri në skenë doli Moise Kean por për herë të dytë në këtë takim goli i tij u anulua, por kësaj radhe për shkak të faullit të shkaktuar gjatë ndërtimit të aksionit.

“Zonja e Vjetër” pati disa mundësi të mira shënimi me Chiesan por topi në asnjë mënyrë nuk po e gjente rrugën e rrjetës.

Teksa po luheshin sekondat e fundit të ndeshjes dhe dukej se Juventusi nuk do të merrte më shumë se një pikë, në skenë doli Andrea Cambiasso i cili shënoi në minutën e 96-të të takimit për t’i dhënë Juventusit fitoren e cila bën që ata të marrin lidershipin në Serie A.

Juventusi tani shkon në kuotën e 23 pikëve, një më shumë se Interi në vendin e dytë që luan nesër ndeshjen e tyre ndaj Romës.

Ndeshjen e radhës të besuarit e Allegrit do ta luajnë saktësisht pas një jave në udhëtim ndaj Fiorentinës, me synimin që të vazhdojnë me seri pozitive të rezultateve./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori