LAJMI I FUNDIT:

Juventus dhe Exor po distancohen gradualisht nga Andrea Agnelli

Juventus dhe Exor po distancohen gradualisht nga Andrea Agnelli

Juventus dhe kompania Exor që drejtohet nga familja Agnelli, duket se po distancohen gjithnjë e më shumë nga Andrea Agnelli, pasi John Elkann do të marr kontroll më të madh në klub.

Familja Agnelli ka qenë në krye të Juventusit për pjesën më të mirë të një shekulli dhe kjo vazhdoi kur Andrea Agnelli u bë president në maj të vitit 2010.


Ai u detyrua të jepte dorëheqjen në fund të nëntorit 2022 së bashku me të gjithë bordin e drejtorëve pas skandalit mbi tarifat e fryra të transferimeve për të rritur fitimet kapitale dhe ‘manovrimin e pagave’.

Juventusi ka zgjedhur të tërhiqet nga epoka e kaluar dhe të fillojë përsëri, duke negociuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe një gjobë të madhe, duke vendosur po ashtu të heq dorë nga apelimi për dënimin me 10 pikë në Serie A.

Nga ana tjetër, Andrea Agnelli e shkëputi veten nga ajo marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke i dhënë atij mundësinë që të vazhdojë të luftojë betejat ligjore dhe të mbrojë udhëheqjen e tij.

Mësohet se për sa kohë UEFA mund ta ndalojë Juventusin nga garat evropiane
Lexo po ashtu Mësohet se për sa kohë UEFA mund ta ndalojë Juventusin nga garat evropiane

Ai gjithashtu është duke punuar në projektin e Superligës Evropiane me Real Madridin dhe Barcelonën.

Në vend të kësaj, kushëriri i tij John Elkann po merr kontrollin e Juventusit dhe po instalon njerëzit e tij për të udhëhequr klubin, gjë që është bërë një harxhim i kushtueshëm nga burimet e familjes.

Këto përfshijnë presidentin Gianluca Ferrero dhe drejtorin sportiv, Maurizio Scanavino.

Exor zhvilloi një takim sot në Amsterdam për të miratuar llogaritë e vitit 2022 dhe konfirmoi se Andrea Agnelli ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i Drejtorëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori