LAJMI I FUNDIT:

Juve nuk ka kërkuar leje për të biseduar me Keitan

Juve nuk ka kërkuar leje për të biseduar me Keitan

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, e ka kritikuar Juventusin se nuk ka kërkuar leje për të biseduar me agjentin e Keita Balde Diaos.

Sulmuesi senegalez dëshiron t’i bashkohet Zonjës së Vjetër, përkundër se kontrata e tij është valide edhe për një sezon.


Në një intervistë për Tuttosport, ish-sulmuesi shqiptar ka pranuar se klubi kryeqytetas ka marrë oferta për Keitan, por Bianconerët nuk kanë dërguar ofertë zyrtare.

“Kemi marrë oferta për Keitan nga tri klube të mëdha. Të gjitha ofertat kanë qenë ndërmjet 30 dhe 45 milionë euro. Shitja për 30 milionë euro nënkupton uljen e vlerës së tij”.

“Këto tri top klube na kanë kontaktuar për të marrë leje për të biseduar me përfaqësuesit e lojtarit. Ndërkaq, Juventusi nuk na ka kontaktuar asnjëherë zyrtarisht, por ne e dimë se po bisedojnë me agjentin e tij”, ka deklaruar Tare. /Telegrafi/