LAJMI I FUNDIT:

Juve mposht Atalantan dhe distancohet në krye të tabelës

Juve mposht Atalantan dhe distancohet në krye të tabelës
(Foto: Getty Images)

Juventusi është forcuar në krye të tabelës pas fitores kundër Atalantas (2-0) në ndeshjen e mbetur nga java e 26-të në Serie A që u zhvillua të mërkurën në Allianz Stadium.

Bianconerët bënë paraqitje më të mirë në pjesën e parë të takimit, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 29-të.


Douglas Costa nisi një sulm të shpejtë dhe shkoi drejt portës mysafire, asistoi te Gonzalo Higuain, i cili e mposhti portierin Etrit Berisha.

(Foto: Getty Images)

Me epërsi minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë, ndërsa ata vazhduan të luanin më mirë edhe në gjysmën e dytë. Nga rastet për t’u përmendur ishin ato të Douglas Costas dhe Miralem Pjanicit, të cilat nuk u konkretizuan.

Duke qenë se epërsia ishte minimale, ekipi nga Bergamo tregohej i rrezikshëm me raste, në përpjekje për ta barazuar rezultatin.

Megjithatë, Gianluca Mancini i mori shumë shpejt dy kartonë të verdhë duke u përjashtuar nga loja (79′) dhe menjëherë pas, bardhezinjtë shënuan edhe golin e dytë.

(Foto: Getty Images)

Paulo Dybala pranoi një top të gjatë në anën e majtë, pasoi te Higuain në zonë, i cili asistoi te Blaise Matuidi, ndërsa francezi e dërgoi topin në rrjetë (81′).

Me këtë fitore, Juventusi përforcohet në krye të tabelës me katër pikë më shumë se rivali më i afërt, Napoli që tashmë qëndron në vend të dytë.

Atalanta mbetet në vend të tetë në tabelë me 41 pikë të arkëtuara. Sampdoria është një vend më lartë me 44 pikë.

Në xhiron e 29-të me radhë, Juve luan kundër Spalit, ndërsa Atalanta ndaj Hellas Veronas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori