LAJMI I FUNDIT:

Juve-Milan, dueli vendimtar edhe për të ardhmen e Ronaldos dhe Donnarummas

Juve-Milan, dueli vendimtar edhe për të ardhmen e Ronaldos dhe Donnarummas
(Foto: Instagram/gigiodonna99/cristiano)

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, jeton për Ligën e Kampionëve, ndërsa portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, nuk dëshiron që të mungojë në garën më të madhe evropiane në sezonin e ardhshëm.

Të dielën, dy skuadrat e mëdha italiane zhvillojnë përballjen e drejtpërdrejtë për një vend në top-katërshe.


Katër xhiro pa përfunduar Serie A, Bianconerët dhe Rossonerët kanë pikë të barabarta (nga 69), po aq sa ka edhe Atalanta, ndërsa Napoli ka dy pikë më pak, derisa edhe Lazio (64 pikë) mbetet matematikisht në garë. Vetëm kampioni Interi e ka siguruar kualifikimin.

(Foto: Instagram/cristiano)

Milani është akoma në pritje të Donnarumma, me të cilin nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës. Sipas La Gazzetta dello Sport, vetëm kualifikimi në Ligën e Kampionëve do ta bindë portierin italian të qëndrojë.

Në javët e fundit madje është spekuluar se pikërisht Juventusi është duke e kërkuar 22-vjeçarin. Agjenti i tij, Mino Raiola, ka thënë se ka marrë oferta me pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Në anën tjetër, Juventusi është në një situatë të veçantë me Ronaldon, i cili është rreth 31 milionë euro në sezon edhe në periudhën e pandemisë së coronavirusit.

(Foto: Instagram/gigiodonna99)

Portugezi dëshiron të largohet, mirëpo Zonja e Vjetër e ka të vështirë që të gjejë klub për shitjen e tij. Duke qenë në vitet përfundimtare të karrierës, CR7 nuk e ka në plan të mungojë në Ligën e Kampionëve.

Për më shumë, në rast të moskualifikimit, as Juve nuk do të arrinte t’ia jepte pagën e majme, si edhe nuk do të mund ta zëvendësonte, pasi do t’i mungonin të hyrat e mëdha nga gara evropiane.

Skuadra që do të humbë të dielën rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, prandaj nëse i ndodh Juventusit, atëherë do ta humbë edhe Ronaldon; derisa nëse i ndodh Milanit, pritet ta humbë Donnarumman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori