LAJMI I FUNDIT:

Juve fiton ndaj Napolit, Ronaldo pjesëmarrës në të gjitha golat e Zonjës së Vjetër

Juve fiton ndaj Napolit, Ronaldo pjesëmarrës në të gjitha golat e Zonjës së Vjetër
Festa te goli i Mario Mandzukic ndaj Napolit © (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Juventusi nuk ka të ndalur në Serie A në këtë fillim sezoni 2018/19.

Zonja e Vjetër e fitoi derbin ndaj Napolit me rezultat 3-1.

Ishin mysafirët që shënuan të parët me anë të Jose Callejon në minutën e dhjetë, por kjo ishte e gjitha që napolitanët treguan në këtë takim.

Dries Mertens duke festuar golin ndaj Juventusit © (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 26-të Mario Mandzukic barazoi në 1-1 pas krosimit të bukur nga Cristiano Ronaldo.

Juve bëri një fillim të mirë të pjesës së dytë, në minutën e 49-të shënoi Mandzukic me një top të kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së CR7. Për golin e qetësisë u përkujdes Leonardo Bonucci në minutën e 76-të, edhe këtë herë asistues ishte Ronaldo.

Festa te goli i parë i Mario Mandzukic ndaj Napolit © (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se nga minuta e 58-të napolitanët ishin me një lojtar më pak pasi Marco Rui u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Pas kësaj fitore Juve vazhdon në vendin e parë me 21 pikë, ndjekur nga Napoli me 15 pikë.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual të Serie A është kundër Udineses, ndërsa Napoli luan ndaj Sassuolos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori