LAJMI I FUNDIT:

Justin Timberlake flet për djalin e tij, Silas dhe për rëndësinë e edukimit të tij ndaj racizmit

Justin Timberlake flet për djalin e tij, Silas dhe për rëndësinë e edukimit të tij ndaj racizmit

Justin Timberlake në Ditën Ndërkombëtare të Babait është hapur për lidhjen që ka me të birin e tij, Silas dhe gjërat që i ka mësuar përgjatë kësaj kohe.

Ndërsa ai ndau disa foto të rralla të të birit, superylli i muzikës pop gjithashtu tregoi edhe për përgjegjësinë që prindërit kanë në edukimin e fëmijëve duke filluar nga gabimet që bëhen përfshirë këtu edhe racizmin dhe barazinë.


“Djemtë rriten për t’u bërë baballarë. Unë mendoj për kaq shumë këto ditë”, ka thënë ai mes marshimeve që janë bërë këta muaj për afro-amerikanin George Floyd.

Justin Timberlake (Foto: Instagram)

“Ne përpiqemi të mësojmë djalin tonë që t’i dojë dhe respektojë të gjithë – ne i mësojmë atij që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe askush nuk duhet të trajtohet ndryshe për shkak të ngjyrës apo lëkurës”, vazhdon krijuesi i hitit “Cry Me A River”.

Është e qartë që Timberlake mori një kohë të gjatë për të reflektuar mbi përgjegjësinë e tij si prind për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë.

“Ne e mësojmë atë sepse një ditë ai do të vazhdojë t’i mësojë fëmijët e tij për të njëjtat gjëra. Është një proces që përsëritet”.

Justin Timberlake (Foto: Instagram)

Ylli i “Justified” ka qenë i zëshëm këtë kohë duke shprehur zemërimin e tij për vrasjen e fundit të afrikano-amerikanit në duart e policisë.

“Dhe tani, pasi ne të gjithë punojmë për t’i ndryshuar gjeneratat e reja që kanë pllakosur sistemin tonë dhe komunitetet tona në të gjithë këtë vend … Unë kujtoj sot që mësimet e para fillojnë në shtëpi”, shton më tej Timberlake.

Ai vazhdoi të tregojë se sa mirënjohës është që ka pasur dy baballarë dhe një nënë që ia kanë mësuar të gjitha gjërat e duhura. /Telegrafi/

Justin Timberlake (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori