LAJMI I FUNDIT:

Juncker: Mosmarrëveshja kufitare Kroaci-Slloveni ndikon në BE

Juncker: Mosmarrëveshja kufitare Kroaci-Slloveni ndikon në BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, deklaroi sot se mosmarrëveshja kufitare midis Kroacisë dhe Sllovenisë nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kjo ndikon në të gjithë BE-në, dhe se kjo është një çështje më e rëndësishme sesa mendojnë shumica në Slloveni dhe Kroaci.

Ai tha se KE “nuk dëshiron incidente” midis dy vendeve dhe vuri në dukje se oferta e ndërmjetësimit “nuk është pranuar mirë”.


Gjykata e Arbitrazhit për mosmarrëveshjen kufitare kroate dhe sllovene ka dhënë një vendim në fund të qershorit dhe Kroacia është veçanërisht e shqetësuar për përcaktimin në det.

Gjykata vendosi që tri të katërtat e Gjirit të Piranës, i përkasin Sllovenisë, dhe se Sllovenia nëpërmjet ujërave territoriale kroate fiton qasje në det të hapur përmes një korridori prej dy milje e gjysmë nautike. Gjykata vendosi gjithashtu se kufiri në Istria ndjek lumin Dragon dhe përfundon në mes të kanalit të Sv. Odorika, që do të thotë se Shkodelin, Buzhini dhe Mlini-Shkrile mbesin në Kroaci.

Në Kroaci po ashtu mbetet edhe Sveti Gera, ku ndodhet objekti kontestues ushtarak i ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, e cila u largua në vitin 1991, dhe pastaj u mor nga ushtria sllovene.

Kroacia, ndryshe nga Sllovenia, nuk e pranon vendimin për shkak se me vendim të Kuvendit u tërhoq nga arbitrazhi në vitin 2015, pasi u zbulua se përfaqësuesi slloven në Gjykatën e Arbitrazhit Jernej Sekolec dhe ministria sllovene e Punëve të Jashtme Simona Drenik ranë dakord për paraqitjen e argumenteve sllovene dhe lobimin me gjyqtarët tjerë të arbitrazhit.

Kroacia beson se procesi i arbitrazhit është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme dhe kërkon zgjidhjen dypalëshe të mosmarrëveshjes, ndërsa Sllovenia i kërkon Kroacisë të respektojë vendimin e gjykatës së arbitrazhit.

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori