eksperti ad

Gjermania pësoi një eliminim befasues në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026, pasi u mposht nga Paraguai me rezultat 1-1 (4-3 pas penalltive).

Ky rezultat shënoi herën e parë në histori që gjermanët humbën një seri penalltish në Kupën e Botës, duke e bërë edhe më të dhimbshëm largimin e tyre nga turneu.


Pavarësisht këtij zhgënjimi të madh, përzgjedhësi Julian Nagelsmann ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i tij si përzgjedhës i Gjermanisë.

“Jam i gatshëm dhe dua të vazhdoj, por në futboll jo gjithmonë i ke gjërat në dorën tënde”.

“Nëse Federata Gjermane e Futbollit dëshiron që unë të vazhdoj, atëherë do të përgatitem për Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve”, deklaroi Nagelsmann pas ndeshjes.

Nagelsmann ka kontratë me Gjermaninë deri në fund të muajit qershor të vitit 2028, megjithatë mbetet për t’u parë nëse Federata Gjermane do të vazhdojë t’i besojë atij pas këtij eliminimi të papritur nga Paraguai./Telegrafi/

telegrafi sport app