LAJMI I FUNDIT:

Julia Fox shkon për të blerë ushqime me të brendshme dhe çizme xhins

Julia Fox shkon për të blerë ushqime me të brendshme dhe çizme xhins

Ndoshta ishte dita e larjes së rrobave?

Julia Fox u drejtua në një dyqan ushqimor në Hollywood të dielën me një përzgjedhje interesante: sytjena pambuku të zeza dhe të brendshme të kombinuara me një xhaketë xhins, çizme deri te gjunjët dhe çantë të krijuar na xhinset – të gjitha këto të krijuara nga Alexander Wang.

Të brendshmet e saj janë pjesë e koleksionit të ardhshëm të Wang-ut, i cili nuk do të jetë i disponueshëm për njerëzit e thjeshtë për t’u blerë deri më 13 korrik.

Dhe ajo nuk hezitoi të mbronte veshjen e saj kur një llogari në Instagram u tall me stilin e saj.

Julia Fox duket shumë ndryshe pa grimin e saj të veçantë të syve, teksa shfaqet rrugëve të New York-ut me çizme të larta me platformë dhe fustan elegant
Lexo po ashtu Julia Fox duket shumë ndryshe pa grimin e saj të veçantë të syve, teksa shfaqet rrugëve të New York-ut me çizme të larta me platformë dhe fustan elegant

“Unë thjesht mendoj se nëse është e pranueshme nga shoqëria në plazh, duhet të jetë e njëjtë kudo”, tha ajo me shaka, duke ndarë postimin e llogarisë në Instagram Story-n e saj të hënën.

Që kur marrëdhënia e saj e rrëmbyeshme njëmujore me Kanye West e çoi atë në një emër të njohur, Fox ka vazhduar të jetë kryefjalë me stilin e saj të egër. /Telegrafi/