eksperti ad

Në tapetin e kuq të Biarritzit, aktorja italiane zgjodhi një dukje të qetë, por me detaje që nuk mund të kalonin pa u vënë re

Monica Bellucci u shfaq dje në Festivalin e Filmit në Biarritz, Nouvelles Vagues, një manifestim prestigjioz ndërkombëtar që mbahet çdo vit në qershor, në qytetin luksoz bregdetar francez, Biarritz. Aktorja i dorëzoi një çmim Rami Malekut dhe njëkohësisht promovoi filmin në të cilin luan rolin kryesor.


Festivali organizohet që nga viti 2023 dhe është i përqendruar te gjeneratat e reja të autorëve, si dhe te zbulimi i talenteve të reja të kinemasë nga e gjithë bota. Emri i festivalit, “Nouvelles Vagues”, lidhet me lëvizjen e famshme franceze të filmit, Vala e Re, duke vënë në qendër emra të rinj të artit të shtatë.

Monica Bellucci arriti në tapetin e kuq me një veshje që pasqyronte shijen e saj të njohur elegante. Kombinimi dukej si një alternativë e sofistikuar e kostumit klasik me xhaketë dhe pantallona, ndërsa aktorja kishte zgjedhur një fund me bel të lartë dhe gjatësi maksimale, i cili binte deri në dysheme dhe kishte çarje anësore, transmeton Telegrafi.

Këtë pjesë të veçantë të veshjes ajo e kombinoi me një xhaketë klasike dhe një këmishë të thjeshtë, nën të cilën sytjenat vëreheshin në mënyrë diskrete. Çarjet anësore zbuluan edhe modelin e saj të preferuar të sandaleve, ndërsa gjithë dukjen e kompletoi me një çantë të vogël të zezë.

Nga aksesorët, Monica kishte zgjedhur edhe syze dielli. Flokët e lëshuar, me një efekt të qëllimshëm “të papërfunduar”, i jepnin pamjes një lehtësi të natyrshme, ndërsa grimi ishte mjaftueshëm i theksuar për ta nxjerrë edhe më shumë në pah bukurinë e aktores së njohur.

Monica Bellucci kishte dje një detyrë të veçantë: t’i dorëzonte aktorit Rami Malek “Çmimin e Nderit” për kontributin e tij në kinematografinë botërore.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi ndikimin e madh që Malek ka pasur në artin e shtatë dhe foli për karizmën e tij të veçantë në ekran, duke bërë që publiku në sallë të ngrihej në këmbë. Bellucci e përshkroi fituesin e çmimit Oscar si frymëzim për gjeneratat e reja të aktorëve dhe krijuesve të filmit.

Fjalimi i saj e emocionoi Malekun, i cili tha se për të ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme ta njohë Belluccin ndër vite, duke e cilësuar atë si një figurë të jashtëzakonshme dhe me shumë karakter.

Pranë Monica Belluccit ishte edhe regjisori grek Janis Dimolicis, i cili ka realizuar filmin dokumentar “Maria Callas: Letters and Memoirs”, ku ajo luan rolin kryesor. Ky realizim është përfshirë në programin e festivalit.

A ju pëlqen kjo paraqitje e Monica Belluccit? /Telegrafi/