LAJMI I FUNDIT:

Jules Kounde regjistroi 92 prekje kundër Barcelonës

Jules Kounde regjistroi 92 prekje kundër Barcelonës
(Foto: Twitter/OptaJose)

Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde, ka bërë një tjetër paraqitje fantastike, edhe atë ndaj Barcelonës.

Talenti francez është një futbollist në ngritje, i cili kërkohet nga klubet e pasura, si Manchester City, Real Madrid dhe vet Blaugranët.


Një nga detyrat e 21-vjeçarit në takimin ndaj katalunasve ishte që ta bllokonte dhe superyllin e Barcës, Lionel Messi.

Barcelona lëshon pikë në Camp Nou në përballjen ndaj Sevillës
Lexo po ashtu Barcelona lëshon pikë në Camp Nou në përballjen ndaj Sevillës

Ndeshja u mbyll baras (1-1), ndërsa Kounde u vlerësua për paraqitjen e tij në sfidën kryesore të kësaj jave në La Liga.

Për më shumë, ai ka pasur edhe statistikë të lartë të prekjes së topit. Jules Kounde ka regjistruar 92 prekje të topit kundër Barcelonës, më shumë se çdo qendërmbrojtës në një ndeshje të La Ligas në Camp Nou së paku që nga sezoni 2005/2006. /Telegrafi/