LAJMI I FUNDIT:

“Ju nuk mund ta ndaloni këtë vajzë”, Bebe Rexha i jep mbështetje Greta Thunbergut: Kjo këngë është dedikuar për ty

“Ju nuk mund ta ndaloni këtë vajzë”, Bebe Rexha i jep mbështetje Greta Thunbergut: Kjo këngë është dedikuar për ty
Fotomontazh: Bebe Rexha dhe Greta Thunberg (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktivistja adoleshente, Greta Thunberg, është kthyer padyshim në një fenomen botëror.

Ajo mund të shquhet absolutisht si një nga personazhet më me ndikim të këtij viti, me thirrjet e vazhdueshme dhe kauzat e saj, me shpresën për ta çuar botën përpara drejt një të ardhme më të pastër dhe të sigurt.


Që kur ajo debutoi me thirrjet e saj të shumta për ndryshimet klimatike, jo vetëm mediat ndërkombëtare por edhe personalitete të shumta, i kanë dalë në krah adoleshentes nga Suedia.

Greta Thunberg (Foto: Minas Panagiotakis/Getty Images/Guliver)

E së fundmi, edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar se e mbështetë fuqishëm iniciativën e Thunberg.

Ajo publikoi së fundmi një video në Facebook, ku shfaqej një përmbledhje e aktiviteteve të realizuara nga Greta, duke përfshirë portestat masive dhe thirrjet e panumërta për një vetëdijësim në marrjen e masave konkrete për ndryshimet klimatike.

Bebe Rexha (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

E gjithë videoja përmbledhëse me aktivitetet e saj, shoqërohet nën ritmet e këngës “You Can’t Stop The Girl”, të cilën këngëtarja e realizoi së fundmi si kolonë zanore për filmin “Maleficent 2” – këngë kjo e cila e përkthyer në shqip do të thotë “Ju nuk mund ta ndaloni këtë vajzë”.

Mesa duket, mesazhi që transmeton kënga duket se i përshtatet më së miri misionit të Gretës, e cila tash e sa kohë nuk ka rreshtur së ndaluari për t’i çuar përpara qëllimet e saj, me vlerë të përbashkët kolektive të shoqërisë.

Bebe Rexha edhe më parë ka bërë një status në Twitter, ku kishte etiketuar Gretën, duke i shkruar se kjo këngë ishte dedikim për të.

“Hej Greta Thunberg, kjo këngë është e dedikuar për ty”, kishte shkruar në Twitter këngëtarja me prejardhje shqiptare, shumë e famshme në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/

Bebe Rexha në premierën e filmit “Maleficent 2” (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori