LAJMI I FUNDIT:

Joy from GjirafaMall Feston 1 vit plot Lumturi

Joy from GjirafaMall Feston 1 vit plot Lumturi

 Jemi shumë të  lumtur që sot festojmë njëvjetorin e iniciativës Joy from Gjirafamall, iniciativë e cila ua mundëson klientëve tanë një mënyrë të thjeshtë dhe automatike për të mbështetur bamirësinë anë e mbanë vendit, pa iu kushtuar atyre asgjë shtesë.

Që nga fillimi i ynë, bashkarisht mbështetëm dhe iu bashkuam maratonave për Autizëm dhe Race for Cure si dhe marshit Jeta/Vita në luftën kundër kancerit të gjirit. Po ashtu, krijuam këndin e lumturisë për  ditën e fëmijëve dhe bashkëbiseduam dhe mundësuam shitjen e pikturave të artistëve  autik, fonde të cilat mbështetën pagesën e seancave dhe shërbimeve terapeutike për fëmijët me Autizëm. Njëheri, prezantuam edhe misionet dhe ëndrrat e 18 organizatave pjesëmarrëse nëpërmjet fushatave tona reklamuese, krijuam ambient zbavitës për fëmijët të cilët  trajtohen në repartin e onkologjisë në pediatri, si dhe prezantuam listën e dëshirave të fëmijëve me Down Syndrome.  Dhe këto janë vetëm disa nga aktivitetet tona të shumta në këtë vit të parë.

Ne falënderojmë përzemërsisht organizatat që ndanë me ne vizionin e tyre si dhe të gjithë klientët tanë që me mbështetjen e tyre na ndihmuan ta përmbyllim një vit me plot suksese.

Jemi shumë krenarë për gjurmët që po lëmë dhe jemi të entuziazmuar për të vazhduar misionin tonë në mbështetje të mirëqenies.

Për të festuar një vjetorin tonë, Joy from GjirafaMall do të dhuroj një GiftCard në vlerë prej 200 Euro, që do të ndahet në mes të klientit dhe organizatës së përzgjedhur nga klienti.  Pra, fituesi i kësaj gare, përveç që do ta mbështes organizatën përmes blerjeve të tij/saj të zakonshme, ai/ajo njëkohësisht  do të dhurojë edhe Gift Card-ën prej 200 Euro për organizatën e tij/saj të përzgjedhur.

Vizito: www.joy.gjirafamall.com

Me ty fillon lumturia

Artikull i sponzorizuar