LAJMI I FUNDIT:

Josa: I kënaqur me rezultatin, në Superligë nuk ka ndeshje të lehtë

Josa: I kënaqur me rezultatin, në Superligë nuk ka ndeshje të lehtë

Prishtina ka arritur fitore edhe në ndeshjen e dytë në edicionin e ri në Ipko Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit kanë mposhtur Drenicën me rezultat 1-0 para tifozëve të vet në stadiumin Fadil Vokrri.


Pas ndeshjes trajneri Mirel Josa ka folur për gazetarët ku ka thënë se nuk do të ketë ndeshje të lehta në Superligë.

“Mos prisni që ndeshjet të shkojnë lehtë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Me Drenicën, siç e kishim parashikuar, përveç gjendjes së saj në këto momente, historisë që kanë këto dy skuadra, gjithashtu kushtet e lojës nuk janë që na favorizojnë vetëm ne në këtë stadium të bukur dhe kushtet e mira që i kemi ne, por e favorizojnë edhe kundërshtarin, sepse edhe kundërshtari din të luaj futboll”.

“Unë jam i kënaqur me rezultatin, edhe pse ka momente kur loja do të duhej të ishte më e mirë, më këmbëngulëse. Megjithatë më interesonte shumë që skuadra mos të humbiste ekuilibrat gjatë gjithë lojës, gjë që nuk e pati”.

“Ishte një skuadër që pati ekuilibër, por sidomos në pjesën e mesfushës duhet të ishim shumë më këmbëngulës sa i përket dyluftimeve dhe fillimit të aksioneve. Ky është problemi, por pasi që fitojmë të gjitha gjërat nuk do të thotë që janë mirë, unë kam pretendimet e mia, futbollistët kanë të tyret, ata që nuk luajnë kanë pretendimet e tyre”.

“Por unë do të mundohem që të fus lojtarët më të mirë të cilët kanë gjendjen më të mirë, qoftë fizike, qoftë psikologjike”, tha Josa pas ndeshjes.

Në javën e ardhshme Prishtina do të luaj në udhëtim te Ballkani në Suharekë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori