LAJMI I FUNDIT:

Jorge Mendes thuhet se po punon në ribashkimin e Ronaldos me Mourinhon

Jorge Mendes thuhet se po punon në ribashkimin e Ronaldos me Mourinhon

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund ta shohë veten duke luajtur sërish nën urdhrat e Jose Mourinhos, por tani te Roma vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ylli portugez po e kërkon një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve, dhe Chelsea shihet si destinacioni i tij i mundshëm.


Ben Jacobs i CBS raporton: “Burimet e afërta me (agjentin) Jorge Mendes shohin një rrugë drejt Romës sezonin e ardhshëm, veçanërisht nëse ata kualifikohen për Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu opsion është edhe liga amerikane, MLS . Por, është më pak e sigurt se mund ta shohim atë duke kaluar te Chelsea, qoftë edhe me kontratë afatshkurtër”.

“Ajo për të cilën shpreson Mendes është që Boehly të qëndrojë si drejtor sportiv deri në janar dhe se ai ka më shumë fuqi vendimarrëse, veçanërisht nëse ka më shumë kohë për të vlerësuar tregun”.

“Por, burime brenda Chelseat thonë se Ronaldo nuk do të transferohet kurrë pa miratimin e plotë të Graham Potter”, ka shtuar më tej gazetari i këtij mediumi.

Ronaldo nuk i ka raportet e mira me Erik ten Hagun dhe kontrata e tij aktuale me Manchester United skadon në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori