LAJMI I FUNDIT:

Jordi Alba i jep një goditje të fortë në fytyrë Adnan Januzajt, video bëhet virale në rrjetet sociale

Jordi Alba i jep një goditje të fortë në fytyrë Adnan Januzajt, video bëhet virale në rrjetet sociale

Barcelona ka marrë një fitore të madhe në Camp Nou përballë Real Sociedadit me rezultat 2-1.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar me vendasit që fituan falë një paraqitje të madhe nga e gjithë skuadra.


Sulmuesi shqiptar, Adnan Januzaj ishte titullar në këtë sfidë për Real Sociedadin dhe pati paraqitje jashtëzakonisht të mirë. Por një rast shumë komik ka ndodhur në këtë takim mes Adnan Januzajt dhe mbrojtësit spanjoll të Barcelonës, Jordi Alba.

Ishte minuta e fundit e pjesës së parë kur futbollisti nga Kosova ishte duke luftuar në vijë me Martin Brainthwaite.

Në atë moment Januzaj u rrëzua në tokë dhe Jordi Alba në tentim për ta larguar topin fuqishëm jashtë vijave e goditi në fytyrë Januzajn.

25-vjeçari u trondit nga goditja e fuqishme e Albas, por megjithatë nuk ishte ndonjë gjë serioze.

Gjithsesi video e goditjes që Alba pa dashje i dha Januzajt është bërë virale në rrjetet sociale, pasi është shpërndarë jashtëzakonisht shumë.

Januzaj pati paraqitje shumë të mirë në përballje me Barcelonën, por ai u largua nga loja në minutën e 56-të pas një zgjatje të muskujt.

Sigurisht që goditjen e Albas ylli nga Kosova nuk do ta harrojë për një kohë të gjatë, pasi përveç që ishte shumë e fortë, ajo tani ndodhet në secilën nga faqet më të mëdha të sportit në rrjetet sociale dhe Januzajt do t’i bie shpesh ta shoh atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori