Jordanova: Përdorimi i gabuar i flamurit evropian po na largon nga BE-ja
Janë dy aspekte kryesore të ngritura nga marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” nga pikëpamja e procesit të integrimit evropian, shpjegon për “Deutsche Welle”-n, Malinka Ristevska Jordanova, eksperte e BE-së, pas zbatimit të asaj marrëveshjeje ka propozuar ndryshime në pesë ligje të pranuara me flamurin evropian, për t’u miratuar me procedure të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një aspekt është se Marrëveshja shkel rregullat e acquis për prokurimin publik, bazuar në parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. Prokurimi publik është një nga fushat prioritare si të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ashtu edhe të procesit të anëtarësimit”, thotë Ristevska.
Sipas saj, aspekti i dytë është pikërisht abuzimi me procedurën e shkurtuar në Kuvend për miratimin e ligjeve që nënkuptojnë respektimin e acquis të BE-së.
“Të vendosësh flamurin e BE-së për të justifikuar ndryshimet në ligje që mundësojnë zbatimin e një Marrëveshjeje në kundërshtim me rregullat e acquis, është “të qëllosh në këmbë”. Prej shumë kohësh, procedura e shkurtuar me flamurin e BE-së është abuzuar për ndryshime të pjesshme të ligjeve dhe për të shmangur debatin publik në procesin e miratimit të ligjeve, gjë e cila tashmë është theksuar dhe përsëritur në raportet e KE-së dhe është gjithashtu pjesë e Kapitullit “Themelet”.
E ndërsa Qeverisë i mbushet goja me parrulla se negociatat, madje edhe skriningu do të na bëjnë vetë BE dhe se nesër do të anëtarësohemi, vetëm nëse ndryshojmë Kushtetutën, në praktikë bën krejt të kundërtën. Komisioni Evropian nuk do të jetë në gjendje t’i mbyllë sytë kur të shkruajë raportin e radhës dhe tashmë po e shkruan atë”, thotë Ristevska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251