LAJMI I FUNDIT:

Jonida Vokshi konfirmon shtatzëninë

Jonida Vokshi konfirmon shtatzëninë
Foto: Jonida Vokshi/Instagram

Ka tash e sa kohë që përflitet se aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, është shtatzënë.

Megjithëse deri më tani ka preferuar të mos prononcohet rreth kësaj çështje, në mbrëmjen e së premtes ajo e deklaroi publikisht se është në pritje të një fëmije.


Gjatë transmetimit të spektaklit të talenteve “Top Talent”, ku ajo është një nga gjyqtaret e panelit gjykues, Jonida bëri të ditur për publikun se në juri nuk ishin katër persona por pesë, pasi ajo tashmë ishte në pritje të një fëmije.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Jemi pesë veta në juri. Mua më ka dhënë një lloj ndjeshmërie që dua t’u them të gjithë konkurrentëve PO, pa çka se formati nuk e mban se ka skualifikimet e veta”, ka treguar Jonida përgjatë emisionit.

Aktorja dhe moderatorja e “Tap Quiz” është e martuar përndryshe me aktorin e njohur kosovar, Besnik Krapi.

Dyshja organizuan një dasmë private me pak të ftuar dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit 2019. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Momenti me emocionues i jetes sime! Asgje nga e gjithe kjo enderr e bukur e bere realitet nuk do te ishte e mundur, nese nuk do ishte prane nesh @amievent_official @amardatoska @ermalmamaqiofficial @liridonapjetri dhe i gjithe stafi i mrekullueshem i Ami Event! Me te bukur nuk na e benit dot kete dite tonen te rendesishme! Super profesionist dhe kreativ! Ju faleminderit🙏🏻 Do doja gjithashtu te ndalesha pak tek @klajdi_resort. Sherbimi,stafi,ushqimi,komoditeti i ofruar prej jush,nuk kam fjale ta pershkruaj ne cfare lartesie ka qene! Nje falenderim enorm per familjen Kokoshi! Ju dhe cdo punonjes i Klajdi Resort me ka bere te ndihem si nje princeshe!🙏🏻 Faleminderit @valdrinsahitiofficial per dy fustanet e tua aq te bukura qe ma bene akoma edhe me te bukur kete dite. Ishin nje perralle! Ti Valdrin je pasiskutim the best ever! 🙏🏻 Faleminderit @makeupbyanadervishi per imazhin aq te thjeshte por te bukur qe solle tek une ne kete dite🙏🏻. Te kam shpirt! Jam pa fund e lumtur qe momentin e celebrimit me dhurove ate emocion gjysma ime🙏🏻 Te dua shume @elvanagjataaaa ❤️ Dhe falenderimi i fundit shkon per Zotin qe me ka bekuar me @besnikkrapi ne jeten time!🙏🏻❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on Sep 16, 2019 at 9:05am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori