Jon Gjikolli e ka lansuar këngën “Turn Up” që i paraprin albumit tij të parë.

Reperi nga Prishtina që është me studime në Shtetet e Bashkuara, e ka shkruar vet tekstin e këngës, po ashtu është kujdesur edhe për skenarin dhe drejtimin e videoklipit.


Me anë të kësaj kënge, reperi me nofkën Mad Jon dëshiron të tregojë për “tërbimin që ndien ndaj gjërave të ndryshme që ndodhin në shoqëri”.

Për muzikën e këngës, ai ka bashkëpunuar me BigBang.