Jon Jones e ka kritikuar UFC-në që ka publikuar listën ku tregohet se Khabib Nurmagomedov është tani më i miri në kategorinë kile për kile.

Ylli dagestanez i kishte kërkuar UFC-së që të vendosnin atë në vendin e parë, pas triumfit ndaj Justin Gaethjes në fundjavën e kaluar.

“E di vetëm një gjë çfarë dua nga UFC, u djem duhet të më vendosni si numri 1 në kile për kile, pasi e meritoj atë”, ka thënë The Egle pas përfundimit të duelit.

“Kampion i padiskutueshëm në UFC, kampion i pamposhtur në peshat e lehta, 13-0, 13 në UFC, 29 në total në karrierën e MMA-së. Mendoj se e meritoj”, ka thënë ai më tej

Çfarë i ndodhi studentit që guxoi të sfidonte Khabib Nurmagomedovin në Wrestling? Çfarë i ndodhi studentit që guxoi të sfidonte Khabib Nurmagomedovin në Wrestling?

Në lidhje me këtë renditje, Jones nuk është pajtuar duke thënë: “Këta numra janë gjepura”.

Legjenda e UFC-së ka thënë më tej se Khabib ka pasur vetëm Conor McGregorin si kundërshtar serioz dhe nuk duhet ngritur dagestanezin aq shpejtë në pozitën e parë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

It was work of my life, I never got anything easy, and nothing was given to me because I’m nice guy. Hard work, hope for Allah and patience, this three ingredient helps me to get successful, and of course, control and advises from my Father, who invested in me a lot of time and work. – Это была работа всей моей жизни, я ничего не получил легко, и ничего мне не далось просто так. Упорный труд, Надежда на Аллаха и терпение, вот три качества которые мне помогли прийти к успеху и конечно же постоянный контроль и советы Отца, который вложил в меня очень много времени и труда.

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on Oct 27, 2020 at 6:25am PDT