LAJMI I FUNDIT:

“Johnson e meritonte coronavirusin”: Kryebashkiakja kërkon falje, pas deklaratës skandaloze

“Johnson e meritonte coronavirusin”: Kryebashkiakja kërkon falje, pas deklaratës skandaloze

Një kryebashkiake e një qyteze ka kërkuar falje duke thënë se kryeministri Boris Johnson “e meriton plotësisht këtë” pasi ai u pranua në kujdes intensiv për shkak të rëndimit të simptomave të coronavirusit.

Sipas BBC, Sheila Oakes, e cila është kryebashkiake e Heanor në Derbyshire, bëri komentet poshtë një postimi në Facebook për lajmin.


Megjithatë, më pas ajo ka kërkuar falje dhe e ka pranuar se “bëri një gabim”.

Në përgjigje të një postimi që u kërkonte njerëzve të bënin një “lutje të vogël” për kryeministrin të hënën në mbrëmje, Znj Oakes kishte shkruar: “Më vjen keq, ai e meriton plotësisht këtë dhe ai është një nga kryeministrat më të këqija që kemi pasur ndonjëherë”.

Ajo i tha BBC: “Unë nuk mendoja se ato që thashë do të mërzisin kaq shumë njerëzit”.

“Unë jam e shqetësuar për infermierët dhe mjekët që nuk kanë pajisje mbrojtëse. Unë thashë diçka kur u zemërova pa menduar për kryeministrin ose familjen e tij”. /Telegrafi/