LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp fotografohet me paterica dhe allçi pas lëndimit që pësoi në këmbë

Johnny Depp fotografohet me paterica dhe allçi pas lëndimit që pësoi në këmbë

Johnny Depp u pa i veshur me një çizme mjekësore dhe duke ecur me paterica të mërkurën teksa po largohej nga hoteli i tij në Manchester ndërsa vazhdoi të rikuperohej disa javë pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës.

Ylli i Hollywoodit, 60 vjeç, i mori gjërat ngadalë ndërsa mbështetej në paterica për të marrë me kujdes rrugën për në autobusin e tij turistik.


Johnny është aktualisht në turne me grupin e tij “Hollywood Vampires”, në Mbretërinë e Bashkuar me shfaqjet e ardhshme në Scarborough, Swansea, Manchester dhe Londër, shkruan DailyMail.

Duke mos lejuar që dëmtimi i tij t’i pengohej, Johnny dukej me humor të mirë ndërsa po dilte nga hoteli i tij dhe mbante një gotë të kuqe në dorë.

Ylli i “Pirates Of The Caribbean” veshi një xhaketë lëkure ngjyrë kafe, të cilën e bashkoi me një këmishë me kuadrate të kaltër dhe një kapelë me vija kaltër dhe të kuqe.

Duke përfunduar pamjen e tij, ai shtoi pantallona të zeza, syze dielli me ngjyrë dhe atlete të bardha dhe jeshile, me këmbën tjetër të mbyllur në çizmet mjekësore.

Dalja e Johnny me paterica vjen pasi ai u detyrua të shtyjë turneun e ardhshëm të grupit të tij në Amerikë për shkak të një dëmtimit.

Një person i brendshëm zbuloi për TMZ se babai i dy fëmijëve ‘i është thyer kyçi i këmbës dhe ekipi i tij mjekësor e ka udhëzuar atë të mos udhëtojë me aeroplan këtë periudhë’.

Kjo do të thotë se aktori i “Edward Scissorhands” nuk ishte në gjendje të performonte në tre shfaqjet e ardhshme të Hollywood Vampires, të cilat ishin planifikuar në New Hampshire, Massachusetts dhe New York, në qershor.

Muajin e kaluar, Depp dhe shokët e tij të grupit, Alice Cooper dhe Joe Perry, konfirmuan lajmin se duhet të riplanifikojnë tre datat e para të turneut në SHBA.

“Ne jemi të trishtuar të ndajmë që Hollywood Vampires do të ricaktojnë tre datat e turneut tonë në SHBA këtë javë që vjen”, zbuloi grupi në postimin e tyre.

“Johnny ka pësuar një dëmtim të dhimbshëm në kyçin e këmbës pas paraqitjeve të tij të fundit dhe është këshilluar nga mjeku i tij që të mos udhëtojë”, thanë ata.

“Ai është i shkatërruar nga kjo kthesë e ngjarjeve, por mezi pret të pushojë në mënyrë që të katër Vampires të sjellin më të mirën e tyre absolute në turneun në Evropë”, vazhdoi grupi.

Johnny, Alice dhe Joe formuan “Hollywood Vampires” në vitin 2012, duke performuar fillimisht këngë për të nderuar yjet e rock-ut që vdiqën në vitet 1970. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori