LAJMI I FUNDIT:

John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari

John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari

Duke folur në Konferencën e 23-të vjetore të investimeve Sohn, John Pfeffer, një partner në Pfeffer Capital, e befasoi turmën me mendimin e tij për Bitcoin, duke e quajtur atë “kandidati i parë i suksesshëm” për të zëvendësuar arin, duke shtuar se ishte më mirë se ari “në çdo front”, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë, John Pfeffer, një ndërmarrës serial dhe investitor tha se ai spekulon se çmimi i Bitcoin do të rritet së paku 90 mijë dollarë ose “dukshëm më i lartë”.


Natyra e saj e decentralizuar, si dhe imuniteti ndaj censurës, janë shtyllat kryesore të Bitcoin që e bëjnë të jashtëzakonshme. Gjithashtu, Pfeffer vuri një rast se Bitcoin është “shumë më e lehtë për të ruajtur dhe kryer më shumë se ari”. /Telegrafi/