Jo vetëm në fushë, Son dhe Lloris u përplasen edhe në zhveshtore – Tottenham publikon pamjet nga zënka mes dy yjeve të skuadrës

Ditë më parë klubi londinez Tottenham Hotspur publikoi dokumentarin “Gjithçka ose Asgjë”, teksa zbuloi shumë gjëra të cilat nuk kanë qenë të ditura për publikun.
‘Gjelat’ kanë vendosur t’i publikojnë të gjitha detajet, madje edhe ato momentet e nervozizmit dhe zënkat ndërmjet futbollistëve.
Një e tillë ka ndodhur ndërmjet portierit francez të kësaj skuadre Hugo Lloris dhe koreanit Heung Min Son pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Everton, gjatë edicionit të shkuar.
Zënka nisi para se të përfundonte pjesa e parë e lojës, teksa ‘gardiani’ Hugo Lloris tentoi ti sqaronte fizikisht hesapet me Son, pasi që futbollisti korean nuk e ndoqi deri në fund futbollistin Yerry Mina të Evertonit gjatë shënimit të golit.
Incidenti nga fusha vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes teksa Lloris kërkonte sqarime nga Son.
“E njëjta gjë vlen për ty, e njëjta gjë vlen për Harry Kane, e njëjta gjë vlen edhe për Lucas Mouran. Një minutë se ndaluari së vrapuari dhe ne pranojmë gol”, i tha Lloris bashkëlojtarit të tij Son.
Bashkëlojtarët i ndaluan të përplaseshin fizikisht mes vete, ndërkohë më pas reagoi edhe trajneri i kësaj skuadre Jose Mourinho.
"Make the run for the team!”
Son Heung-min feels the fury of Hugo Lloris at half-time for not tracking back!
The final 3 episodes of #AllorNothingSpurs drop Monday 🎬 pic.twitter.com/d2ll6o1oWy
— Amazon Prime Video Sport (@primevideosport) September 11, 2020
“Çfarë ndodhi këtu, .. Unë nuk e di tërë historinë”, tha ai. “E di që ai dëshiron që të kthehesh… por nëse je fëmijë, nëse je një djalë i prishur, është shumë keq”, theksoi ndër të tjerash Mourinho gjatë fjalimi.
Kamera fokusonte vazhdimisht dy futbollistët me kokën e ulur.
“Janë gjëra që ndodhin brenda dhomave të zhveshjes dhe dalin nga emocionet e ndeshjes”, theksoi Loris pas ndeshjes së fituar nga Tottenham.

“Ajo çfarë ndodhi mes meje dhe Son i përket fushës së lojës dhe dhomave të zhveshjes. Ai është një djalosh fantastik dhe ne kemi marrëdhënie shumë të mira me të”, tha ndër të tjerash Lloris.
Përplasjen ndërmjet dy futbollistëve më pas e komentoi për media edhe Jose Mourinho, i cili tha se kjo gjë është pozitive, pasi që futbollistët bëjnë kritika mes vete për lojën e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Kriza e madhe që ka kapluar Unitedin, Eriksen zbulon se çfarë po ndodhë në dhomat e zhveshjes

I vetmi që shkëlqeu te United, Hojlund godet rëndë bashkëlojtarët e tij

Jo vetëm në mbrojtje, Pep Guardiola zbulon një pozitë tjetër se ku mund të shkëlqejë Josko Gvardiol

Si u detyrua Boateng nga Barcelona që të gënjente në pyetjen që iu bë gjatë prezantimit të tij

Jo vetëm asistim, Bellingham kishte rol vendimtar në golin e Vinicius ndaj Napolit

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist