LAJMI I FUNDIT:

Jirakovic dhe Bulat shprehin respekt për Ballkanin: Duan duelet dhe luajnë shumë me topin – i kemi analizuar mirë

Jirakovic dhe Bulat shprehin respekt për Ballkanin: Duan duelet dhe luajnë shumë me topin – i kemi analizuar mirë

Dinamo Zagreb është mysafir i Ballkanit në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Trajneri i klubit të njohur kroat, Sergej Jirakovic, ka analizuar Ballkanin, duke treguar pikat e forta të skuadrës tonë.


“Na pret një ndeshje kërkuese ndaj Ballkanit, një ekip shumë mirë i udhëhequr, i organizuar dhe lehtësisht i adaptueshëm. Ata dinë të ndryshojnë sistemin, ne e dimë që luajnë romb 4-4-2, i kemi analizuar dhe do të duhet të jemi në nivelin maksimal për agresivitet dhe duele, madje do të thosha në kufirin e fanatizmit, sepse kështu luajnë”.

“Ata i fituan të gjitha ndeshjet në Evropë në shtëpi, dhe kjo thotë mjaft dhe do të duhet të jemi në nivelin maksimal”.

“E di që ka shumë tifozë të Dinamos këtu, ata na takuan para hotelit dhe bënë fotografi me lojtarët. Kujtim Shala ka luajtur në Dinamo dhe ka lënë gjurmë. Unë kam qenë këtu me Rijekën, kështu që jam i njohur me mjedisin. E di që Ballkani ka një stadium plot dhe se tifozët janë fanatikë. Ndihem shumë rehat, shpresoj që pas ndeshjes të ndihemi rehat edhe ne”, ka thënë trajneri Jirnovic.

Edhe mesfushori Marko Bulat ka pasur fjalë të mira për Ballkanin, por kroatër duan të kthehen te fitorja pas humbjes që kishin në fundjavë ndaj Hajduk Spliti.

“Bota e futbollit nuk është shumë e njohur me ekipin e Ballkanit dhe as ne nuk e kemi njohur deri sa e analizuam. Është një ekip potent që luan prej dy-tre vitesh bashkë. Ata janë agresivë, kërkojnë lojë me duele. Ata janë shumë të mirë me topin, kanë dy, tre lojtarë të gjatë që janë të rrezikshëm nga loja e ndalur dhe ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje kësaj”.

“Duhet të fillojmë shumë mirë që në minutën e parë sepse edhe ata do ta bëjnë. Fusha është ashtu siç është, si për ne, ashtu edhe për ata dhe besoj se do të luajmë mirë, sidomos pas humbjes ndaj Hajdukut. Mezi presim të fillojë ndeshja sepse do të jetë shumë e dobishme në këtë moment”, ka thënë Marko Bulat. Ndeshja mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit zhvillohet të enjten nga ora 18:45./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori