Sandra Burton, që kishte rënë në depresion dhe u tërhoq nga jeta sociale, është shpëtuar nga disa vullnetarë shpirtmirë.
Pensionistja 70-vjeçare, kishte kohë që doli prej rrjedhave të jetës normale, prej se i vdiq babai dhe mund të ‘jetë ngrirë për vdekje’ sikur të ishte lënë ashtu edhe disa ditë, transmeton Telegrafi.
Para tri vitesh, asaj iu dëmtua gypi i ujit të banjës dhe e ndaloi që të mos rrjedhë, por nuk e ftonte mjeshtrin, sepse banesa saj që ndodhet në Hertfordshire të Anglisë, ishte shumë e papastër. Nuk kaloi gjatë dhe iu dëmtua sistemi elektrik dhe ngrohja, ndërsa për të njëjtat arsye nuk e ftonte elektricistin, sepse do të turpërohej nga papastërtia.
Njëjtë vepronte edhe me punëtorët social, që vetëm iu përgjigjej në telefon dhe thoshte se ishte në rregull, teksa jetonte pa ujë, pa rrymë apo edhe ndonjë dritë të vetme.
Para një viti, Sandra kishte vizituar një spital të zonës, ku u diagnostikua me pneumoni, por nuk shkoi më të kontrollohej.
“Duhej të vinte që t’i bënim kontrollin, por nuk erdhi kurrë. Andaj, vendosa të shkoj unë te ajo”, ka thënë mjekja Diane Walter, e cila i hyri thuajse me forcë në banesë.
Pronarja nuk e kishte lënë brenda askënd për vite, ndërsa jetonte në ‘lumin’ e mbeturinave që arrinin deri në gjysmë metri.
“Të vetmin ngushëllim e kishte duhanin, që e tymoste e ulur në fotelen e vetme që nuk kishte diçka sipër”, ka thënë Walter, e cila e dërgoi në spital dhe nisi një aksion për t’ia pastruar banesën.
Bashkë me plehrat, janë hedhur edhe orenditë dhe rrobat e saj, për t’i zëvendësuar të gjitha me të reja.
Vullnetarët dhanë para dhe punuan fizikisht, për shtrimin e dyshemesë, kuzhinën dhe banjën e re, si dhe sistemin e ngrohjes.
Madje, para se ta sillnin në banesë, e dërguan në sallon për t’ia rregulluar flokët dhe thonjtë, ndërsa së shpejti do ta dërgojnë te dentisti për protezën e dhëmbëve. Pensionistja ka qeshur me sytë e mbushur me lot, por ishte emocionuar të fliste për mediat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura
Kërkim faljet më të çuditshme
E dinë
Pyetje për një milion – Si përfundoj vetura aty
Ligjërata
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?