LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje kryetari i AAK në Podujevë, Fatmir Humolli, ndjehet i tradhtuar nga Haradinaj

Jep dorëheqje kryetari i AAK në Podujevë, Fatmir Humolli, ndjehet i tradhtuar nga Haradinaj

Kryetari i degës së AAK-së në Podujevë, Fatmir Humolli, ka dhënë dorëheqje nga ky post dhe nga të gjitha funksionet në partinë e Ramush Haradinajt.

Në letrën e dorëheqjes Humolli thotë se ndjehet i tradhtuar nga lideri i partisë së tij, i cili nuk i mbajti fjalët për demarkacionin

Humolli thotë se iu bashkua partisë së Haradinajt, duke besuar në vizionin e tij dhe kundërshtimin e demarkacionit dhe Asociacionit.

Ka qenë njëri ndër komandantët më në zë të UÇK-së së Zonës Operative të Llapit. Pas luftës ka qenë për shumë vjet anëtar i LKÇK-së. Në zgjedhjet e fundit lokale ka garuar për kryetar të Komunës së Podujevës.

Letra e dorëheqjes së  Humollit:

“Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë e miq,

Vite më parë Aleancës iu bashkova duke e parë si parti me potencial për të ndryshuar gjërat në vend, duke besuar se ka guximin dhe qëndrueshmërinë e duhur për ti quar përpara proceset e mëdha, pashë në të mundësinë e ndikimit tim dhe frymës që unë me rrethin tim përfaqësojmë. Ishim bashkë kundër keqqeverisjes së vendit, ishim bashkë në formacione të ndryshme opozitare e protestuese, bashkë me shumë qytetarë ishim për kundërshtimin e dy temave më të rëndësishme e më të përfolura viteve të fundit, atë të Asociacionit dhe të Demarkacionit në veçanti. Lobuam kundër kësaj marrëveshjeje (duke e ditur se sa e dëmshme është) dhe u thirrëm në të edhe gjatë fushatës zgjedhore, premtuam se kjo marrëveshje do të rrezohet në Kuvendin e Republikës dhe se nuk do ti nënshtrohemi presioneve dhe shantazheve të askujt, pa përjashtime, në ndalimin e kësaj të keqe qe po i kanosej Kosovës. Premtuam se kufiri do të vendoset në Kullë e në Qakorr, premtuam se don të ketë qeverisje ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani.

Pikërisht për këto veprime dhe premtime që ne i bëmë, sot Aleanca është në krye të Qeverisjes.

Pikërisht për këto premtime të pa mbajtura dhe veprimet e tanishme të Aleancës dhe kryetarit Ramush Haradinaj që janë në kundërshtim direkt me veprimet sa ishim bashkë në opozitë dhe në koalicion me qytetarët e vendit, për shkak të kësaj paqëndrueshmërie politike dhe tjetersimin e partiseë duke u shndërruar në një subjekt labil politik, une sot ndihem i tradhëtuar ashtu siç ndihen shumë votues të AAK-së, e veçanërisht votuesit të cilët i përfaqësoj unë!

Prandaj, me anë të kësaj letre dua të ju njoftoj për dorëheqjen time nga të gjitha pozitat në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Dorëheqja ime është e matur mirë dhe paraqet hapin e fundit të parevokueshëm pas një serë hapash të tjerë, kritikash dhe paralajmerimeve drejtuar kryetarit të Aleancës!” (sic.), ka shkruar Humolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori