LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje drejtori i RTK-së

Jep dorëheqje drejtori i RTK-së

Festim Kabashi njoftoi të enjten se ka paraqitur dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Publik të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kabashi tha se këtë vendim e ka marrë për shkak të presionit nga Bordi lidhur me një raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit, i cili siç tha, nuk lidhet fare me punën e tij profesionale.


“Një e gjetur e ZKA-së, që s’lidhet aspak me punën time profesionale, (e shndërruar në kauzë fiktive nga elementë të caktuar), ka muaj që po shfrytëzohet nga Bordi si mjet presioni ndaj drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për të gjetur zgjidhje për të më larguar nga pozita e drejtorit të Televizionit”, shkroi ai në Facebook.

“Duke parë se një situatë e tillë po pamundëson shtyrjen përpara të projekteve, e si rrjedhojë po reflekton në shumë aspekte në funksionimin e RTK-së, ju njoftoj se i kam dorëzuar drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, kërkesën për lirim nga detyra, pasi me asnjë çmim nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet”.

Tutje, tha se ky vendim edhe pse ishte i vështirë për të, ishte gjithashtu i domosdoshëm për t’u hapur rrugë proceseve të ngelura pezull për funksionimin normal të RTK-së, përfshirë edhe përzgjedhjen e kryeredaktorëve të RTK 1 e RTK 3.

“Sigurisht që, kur e kam marrë detyrën para dy vjetësh, kam qenë i vetëdijshëm për sfida e vështirësi të natyrës së punës, të cilat ia kam dalë t’i tejkaloj falë edhe bashkëpunimit me të gjithë punëtorët e RTK-së”.

“Dihet se kjo detyrë është mandatore, rrjedhimisht është e kuptueshme që kam pritur ta përmbyll mandatin e plotë 3-vjeçar, ashtu siç e kam nisur, me përkushtim, nder e dashuri për punën, për të lënë prapa një RTK më të fortë e profesionale, një RTK në shërbim të publikut! Sukseset dhe sfidat nuk do t’i matja me kohën e qëndrimit në këtë pozitë, por me vullnetin dhe punën që është bërë në këtë periudhë, gjatë së cilës ia kemi dalë ta ndërtojmë një standard dhe kulturë të re pune”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori