LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje ambasadorja e SHBA-së në OKB

Jep dorëheqje ambasadorja e SHBA-së në OKB

Nikky Haley ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara,  raportojnë mediat amerikane.

Fillimisht lidhur me këtë dorëheqje ka raportuar ueb-faqja Axios, e cila ka shkruar se presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e Haley gjatë të martës, transmeton Telegrafi.


Ende nuk dihen arsyet e dorëheqje, por presidenti Trump ka shkruar në Twitter se “një prononcim i madh së bashku me ambasadoren Haley do të ndodhë sot në zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë”.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Haley, ishte zyrtarja amerikane që ka kryer një detyrë shumë të rëndësishme. /Telegrafi/