LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez zbulon se ishte gati të hiqte dorë nga karriera për shkak se u paragjykua për linjat e theksuara të trupit

Jennifer Lopez zbulon se ishte gati të hiqte dorë nga karriera për shkak se u paragjykua për linjat e theksuara të trupit

Jennifer Lopez ka debutuar me dokumentarin e saj të ri “Halftime”, ku ajo reflekton mbi karrierën e saj legjendare, duke përfshirë edhe atë që pothuajse hoqi dorë nga ajo.

Aktorja dhe këngëtarja 52-vjeçare ndihmoi në krijimin e një rruge për të ndjekur aktoret e tjera latine, duke u bërë aktorja e parë që fitoi mbi 1 milion dollarë për rolin e saj në “Selena”.


Me famën erdhi edhe një kontroll i shtuar mbi fizikun dhe bukurinë e saj, siç zbuloi ajo në dokumentarin, që debutoi të martën në Netflix, se kritikat ishin aq intensive sa kishte menduar të linte fare industrinë.

Jennifer Lopez ka rrëfyer se pothuajse u largua komplet për shkak të standardeve specifike të bukurisë në atë kohë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e “Get Right” njihet për pamjen dhe linjat atraktive, por jo gjithmonë u pëlqye për këtë në Hollywood.

Ishin jo pak momente në karrierën e saj prej dekadash, ku kritikat e ashpra ndaj saj pothuajse e bënë atë të largohej tërësisht nga qendra e vëmendjes. Njerëzit talleshin me figurën e saj, duke përfshirë edhe barkun e saj të formësuar.

Në atë kohë, kishte më pak diversitet kur bëhej fjalë për njerëzit me ngjyrë si dhe për format trupore.

“Ka pasur shumë raste kur mendoja se thjesht do të heq dorë. Më duhej të kuptoja vërtet se kush isha. Dhe besoni në këtë dhe mos besoni në asgjë tjetër”, tha Lopez.

“Kur fillova të punoja, ideali i bukurisë ishte shumë i hollë, bionde, e gjatë, jo linja shumë të theksuara”, u shpreh tutje ylli.

Jennifer Lopez përlotet gjatë fjalimit emocional në “MTV Movie & TV Awards 2022” pas pranimit të çmimit të gjeneratës
Lexo po ashtu Jennifer Lopez përlotet gjatë fjalimit emocional në “MTV Movie & TV Awards 2022” pas pranimit të çmimit të gjeneratës

“Unë u rrita rreth femrave me forma të plota, kështu që nuk më vinte turp. Ishte e vështirë, kur mendon se njerëzit mendojnë se je një shaka – ishte si një goditje me grusht”, pranoi ajo.

Karriera e Jenniferit filloi në vitin 1989 dhe u fut në aktrim në vitin 1993. Ylli arriti çmimin e parë me rolin e saj si ‘Selena Quintanilla-Perez’ në filmin “Selena”  në 1997. Më pas ajo publikoi albumin e saj debutues “On the 6” në 1999.

Publikimi i dokumentarit të saj vjen pasi ajo u nderua me ‘çmimin e gjeneratës’ në “MTV Movie and TV”, javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori