LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez duket e mrekullueshme në një fustan nusërie mes thashethemeve e raportimeve për ndarjen nga Alex Rodriguez

Jennifer Lopez duket e mrekullueshme në një fustan nusërie mes thashethemeve e raportimeve për ndarjen nga Alex Rodriguez

Jennifer Lopez duket se ka ‘goditur’ sërish- por i fejuari i saj Alex Rodriguez nuk ka nevojë për panik.

Aktorja dhe këngëtarja, 51 vjeçe, ka qenë duke xhiruar pjesë të filmit të ri “Shotgun Wedding” me aktorin Josh Duhamel.

Megjithatë, këto vijnë pasi J-Lo dhe ish-ylli i bejsbollit, 45 vjeç, u panë duke u puthur në vendin ku po qëndron artistja në Republikën Dominikane pas lajmeve se ishin ndarë.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Instagram)

Dyshja, të cilët u fejuan në 2019, thuhet se po luftonin për të shpëtuar marrëdhënien e tyre mes pretendimeve që Alex shkëmbeu mesazhe flirtuese me yllin e “Southern Charm”, Madison LeCroy.

Dje miqtë e Lopez zbuluan se ai po përpiqet ta fitojë përsëri zemrën e këngëtares amerikane me lule e surpriza të ndryshme.

Por, një burim thotë se ajo ende nuk i beson atij dhe se A-Rod pretendon se gjithçka është në rregull mes tyre.

Jennifer Lopez në filmin e ri (Foto: The Sun)

“Ai po i dërgon lule, po e telefonon, udhëtoi për ta parë, por mendon se nuk ka kuptim të jenë bashkë pasi flet me gra të tjera”, tha burimi.

“Ajo e do Alex, por ajo nuk mund ta pranojë tradhtinë pa marrë parasysh se çfarë”.

“Ai e di që e ka ngatërruar këtë lidhje dhe e ardhmja e tyre po shkatërrohet. Ajo po punon tani dhe nuk ka kohë të merret me këtë”.

Jennifer Lopez në filmin e ri (Foto: The Sun)

Jennifer, e cila është martuar tre herë deri më tani, u shfaq me një fustan nusërie me aktorin e “Transformers”, Josh, 48 vjeç, për filmin e tyre të përbashkët të zhanrit aksion. /Telegrafi/

Jennifer Lopez në filmin e ri (Foto: The Sun)

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Postimet degraduese të Sarës në rrjetet sociale, reagon Bardhi: Ndalini lajmet koti, të mos kryqëzohet ajo

Postimet degraduese të Sarës në rrjetet sociale, reagon Bardhi: Ndalini lajmet koti, të mos kryqëzohet ajo

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
“Kam humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare”, mesazhi i aktores së famshme Rebel Wilson: Prisni derisa të jeni gati

“Kam humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare”, mesazhi i aktores së famshme Rebel Wilson: Prisni derisa të jeni gati

Magazina
Kalo në kategori