LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shkëlqejnë përkrah njëri-tjetrit në daljen e parë në tapetin e kuq si çift i martuar

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shkëlqejnë përkrah njëri-tjetrit në daljen e parë në tapetin e kuq si çift i martuar

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck hynë në tapetin e kuq së bashku për herë të parë që nga kur u martuan në korrik.

Aktorja 53-vjeçare dhe aktori 50-vjeçar udhëhoqën paradën në eventin e mbushur me yje të Ralph Lauren “Pranverë 2023” në San Marino, Kaliforni.

Jennifer veshi një fustan të mahnitshëm me ngjyrë të zezë me vija, i cili ia vinte në pah dekoltenë.

Ylli i muzikës përshtati pamjen me një palë taka të zeza Christian Louboutin dhe një kapelë kauboji.

Për mbrëmjen e tij me krijuesen e hitit “On The Floor”, Affleck ishte veshur me një xhaketë leshi dhe me pantallona të ngushta dhe një këmishë e gjithi në të zeza.

Aktori i “Argo” përshtati pamjen klasike me një kravatë me model që thuajse përzihej me kopset e tij, si dhe një palë këpucë lëkure me shkëlqim.

Çifti pozuan të kapur dorë për dore teksa rrezatonin lumturinë e të porsamartuarve.

Kujtojmë që dyshja u martuan në korrik në një ceremoni ‘argëtuese dhe të rastësishme’ në Las Vegas.

Kjo është martesa e dytë për Benin, i cili ka tre fëmijë – Violet dhe Seraphina, dhe djali Samuel, – nga martesa e tij dhjetëvjeçare me Jennifer Garner, e cila përfundoi në 2018.

Jennifer ka binjakë 14-vjeçar – vajzën Emme Maribel Muniz dhe djalin Maximilian David Muniz – nga martesa e saj e tretë me Marc Anthony, e cila përfundoi në 2011 pas shtatë vjetësh.

Ben dhe Jennifer ishin ulur në rreshtin e parë dhe dukeshin të etur për të parë një vështrim të parë në koleksionin e veshjeve të gatshme të Ralph Lauren për pranverë/verë 2023. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori