LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Garner është femra më e bukur në botë

Jennifer Garner është femra më e bukur në botë
Jennifer Garner (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Revista People e ka shpallur aktoren Jennifer Garner si femrën më të bukur në botë.

Me këtë rast, ajo e ka zbukuruar ballinën e botimit të ri të revistës, ndërsa në intervistë ka thënë se është befasuar me këtë titull, sepse nuk e konsideron veten të bukur.


“Dukja asnjëherë nuk ka luajtur rol të madh në familjen time. Asnjëherë nuk e kam konsideruar veten në grupin e bukurosheve, nuk ka qenë pjesë e jetës sime”.

“Mirëpo, jam ndier mirë me trupin tim dhe kam qenë e kënaqur me vetveten në lidhje me këtë gjë (bukurinë)”, ka thënë Garner.

Të gjitha lajmet nga Jennifer Garner
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Garner

Aktorja u bë e popullarizuar me rolin e agjentes sekrete, Sydney Bristow, në serialin televiziv “Alias”, ndërsa më pas ka luajtur në disa filma të suksesshëm.

Sa i përket jetës private, ajo ka qenë e martuar me aktorin Ben Affleck, me të cilin ka tre fëmijë. /Telegrafi/