Aktorja Jennifer Aniston ka shprehur shqetësim për mënyrën si inteligjenca artificiale dhe ‘deepfake’-et po keqpërdorin imazhin e saj për mashtrime.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar UK, ajo tha se shpesh merr njoftime nga miqtë për video apo reklama të rreme ku shfaqet fytyra e saj.


“Është shumë shqetësuese ajo që po ndodh me AI-në. Ndonjëherë ia dërgoj avokatëve që të ndërhyjnë”, tha ajo, duke e përshkruar situatën si një “tren që ka dalë nga kontrolli”.

Jennifer Aniston

Aniston tregoi se ka parë versione të rreme të saj që promovojnë produkte për humbje peshe dhe kolagjen, gjë që e ka tronditur, pasi imazhet duken shumë reale.

Rasti i saj nuk është i vetmi.

Një britanik 43-vjeçar, Paul Davis, u mashtrua duke menduar se po fliste me aktoren dhe humbi 266 dollarë në kartela dhuratë Apple, pasi mashtruesi i dërgoi madje edhe një patentë shoferi të rreme me emrin e Jennifer-it.

Edhe Brad Pitt, ish-bashkëshorti i saj, është bërë viktimë e ngjashme. Një grua franceze, Anne, humbi mbi 900,000 dollarë pasi besoi se kishte një lidhje romantike me aktorin, i cili në fakt nuk kishte asnjë lidhje me rastin.

Ajo përfundoi në spital nga depresioni, por vendosi ta denoncojë rastin për të rritur ndërgjegjësimin.

Agjenti i Pitt i quajti këto mashtrime “të tmerrshme” dhe paralajmëroi fansat të jenë të kujdesshëm ndaj mesazheve të pa kërkuara nga llogari të rreme.

Ndërkohë, Aniston bëri thirrje për vendosjen e kufijve të qartë në përdorimin e inteligjencës artificiale, duke theksuar se ndonëse ajo u krijua për qëllime të mira, “tani po dëmton një pjesë të madhe të njerëzimit”. /Telegrafi/